Budgetcredit - FAQ. Fragen zum Privatkredit.
Sie befinden sich im Produkt: Budgetcredit
Mit einem Bankkredit können Sie finanzielle Engpässe überbrücken, spontan verreisen oder ungeplante Anschaffungen oder Ausgaben tätigen.

Pyetje të zakonshme

  • Çka është nje kredi private?

    Si kredi private llogaritet një kredi, ku kredimarrësi nuk është afarist por është person privat.  Një kredi private duhet të paguhet brenda 6-120 muajve.

  • Cilat kritere duhet të përmbushen për të aplikuar për një kredi personale?
    • Mosha (minimum 18 vjeç)
    • Banues në Zvicër
    • Shtetësi zvicerane ose për te huajt leje qëndrim B/C/G
    • Të ardhura mujore të regullta 
    • Reputacion i mirë              
  • Sa është shuma maksimale për të cilën mund të aplikoj?

    Shuma për të cilën ju mund të aplioni varet nga situata juaj financiare dhe mundësia juaj për ta shlyer atë.

  • A mund të zëvendësoj një kredi ekzistuese nga budgetcredit?

    Po, ju duhet vetëm të telefononi bankën e mëparshme,  për pjesën tjetër kujdesemi ne.

  • Unë jam pensionist, a mund të aplikoj tek ju për kredi?

    Po, në qoftë se ju nuk merrni përfitime suplementare (shtesë, plotësusese)

  • Unë jam i vetëpunësuar, a mund të aplikoj tek ju për kredi?

    Po, stafi ynë konsulent do tju ndihmojë me kënaqësi.

  • Unë jam në studime, megjithëkëtë a mund te aplikoj për një kredi?

    Po, në qoftë se ju bëni edhe një punë shtesë fitimprurëse

  • A mund të zbres shpenzimet e interesit nga tatimet?

    Po, pagesa e interesit mund të zbritet nga tatimet.

  • A mundem kredinë time ekzistuese ta kombinoj me një tjetër kredi?

    Po, parimisht një kredi mund të bashkohet me kredinë ekzistuese

  • çfarë ndodh në qoftë se unë nuk i paguaj në rregull ratat e kredisë?

    Në qoftë se ju jeni vonuar me pagesën e ratave të kredisë, na kontaktoni, stafi ynë konsulent do tju ndihmojë më kënaqësi.

  • Sa zgjat përpunimi i kërkesës për kredi?

    Kërkesa juaj për kredi do të përpunohet brenda 24 orëve.

  • Si mund te rris shanset e mia për të marrë një vendim pozitiv për kredi.

    Nëse i jam përgjigjur saktë të gjitha pyetjeve. I lutemi aplikusit për kredi i cili është i martuar ose në bashkëjetesë,te aplikonjne bashkë me partnerin/bashkëjetuesin (bashkëaplikues). Ekipi yne i konsultit do tju asistojë më kënaqësi.

  • Lista e kontrollit - Kemi nevojë për këto dokumenta

    Për përpunimin e shpejtë të kërkesës suaj për kredi, ne kemi nevojë për dokumnetacionin tuaj. Lista e mëposhtme jep një përmbledhje të dokumentave të nevojshme, varësisht nga rrethanat tuaja të jetesës.

  • Jeni i pa martuar dhe dëshironi një kredi?
    • Kopje të vlefshme të kartës suaj të identitetit ose pasaportës         
    •  Kopje të tri fletërrogave të fundit përfshirë bonusin ose rrogën e 13-të        
  • Jeni i martuar, keni fëmijë dhe dëshironi një kredi?
    • Kopje të vlefshme të kartës suaj të identitetit ose pasaportës
    • Kopje të tri fletërrogave të fundit, përfshirë bonusin ose rrogën e 13-të
    • Kopje të tri fletërrogave të fundit të partnerit/es tuaj 
    • Në rast se pranoni fletërroga nga të ardhurat shtesë
  • Jeni divorzuar dhe dëshironi një kredi?
    • Kopje të vlefshme të kartës suaj të idnetitetit ose pasaportës 
    • Kopje të tri fletërrogave të fundit, përfshirë bonusin ose rrogën e 13-të  
    • Në rast se keni obligime përkujdesjeje ju lutemi specifikojini saktësisht   
  • Jeni i vetëpunësuar dhe dëshironi nje kredi?
    • Kopje të vlefshme të kartës suaj të identitetit ose pasaportës 
    • Kopje të faturës tatimore - ku shihen të ardhurat tuaja definitive   
    • Në rast se pranoni fletërroga nga të ardhurat shtesë   
    •  Kopje të tri fletërrogave të fundit të partnerit / es suaj  
  • Ju merrni pension apo të ardhura nga pensioni invalidor dhe dëshironi një kredi?
    • Kopje të vlefshme të kartës suaj të identitetit ose pasaportes                                      
    • Vërtetim nga fondi për pensionist apo pensionist invalidor                                                  
    • Kopje të tri fletëve te fundit të llogarisë suaj bankare ku shinen të ardhurat nga fondi për pensionist apo pensionist invalidor                                                                            
    • Kopje të tri fletërrogave të fundit të partnerit / es suaj